E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha uron Shenjterinë e Tij Papa Benedikti XVI me rastin e 80 vjetorit të lindjes

Kryeministri Berisha i drejtoi një mesazh urimi Shenjtërisë së Tij, Papa Benedikti XVI, me rastin e 80-vjetorit të lindjes.
Në këtë mesazh, ndër të tjera thuhet:

"Ati i Shenjte,

Me rastin e 80-vjetorit të lindjes Suaj, në emrin tim personal dhe të Qeverisë Shqiptare, kam nderin T'ju shpreh urimet më të përzemërta Shenjtërisë Suaj, për një jetë të gjatë dhe shëndet të plotë në dobi të paqes dhe të vëllazërimit, jo vetëm për komunitetitn katolik, por për të gjithë popujt e botës.

Përfitoj nga rasti, t'Ju falenderoj për gjithë çfarë ka bërë Shenjtëria Juaj në mbrojtje të të drejtave themelore të njeriut dhe të familjes, si mbështetje për shoqërinë njerëzore dhe burim qetësie për çdo njeri.

Më lejoni edhe njëherë, Atë i Shenjtë t'Ju uroj shëndet të plotë dhe jetë të gjatë për çuarjen më përpara të misionit Tuaj të Shenjtë.

Miqësisht

Sali Berisha"

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›