E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha i uron fitoren deputetit Edi Paloka

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Kryeministri Berisha iu drejtua me një urim të veçantë, deputetit të sapozgjedhur, Edi Paloka, duke shprehur në të njëjtën kohë mirënjohjen ndaj zgjedhësve të zonës 31, të cilët  nëpërmjet një procesi zgjedhor të qytetëruar dhe korrekt  riafirmuan besimin ndaj  koalicionit qeveritar dhe Partisë Demokratike.

“Një urim të vecantë dua ti bëj zotit Paloka, duke shprehur në këtë rast, mirënjohjen më të thellë ndaj zgjedhësve të zonës 31, të cilët në një votim ndër më të qytetëruarit riafirmuan për herë të dytë besimin ndaj Partisë Demokratike dhe koalicionit qeveritar. Ata bënë që pas Shijakut, Pogradecit, Starovës dhe Mokrës, në një hark kohor pak mujor të firmosin me votën e tyre, reformat e koalicionit qeveritar, të firmosin përpjekjet e ndershme dhe hapat shumë të rëndësishme që Shqipëria ka bërë në drejtim të integrimit të vendit. Ata firmosën reformat e mëdha ekonomike, të cilat e vendosën Shqipërinë në orbitën e rritjes së shpejtë ekonomike. Fitoret janë si stolitë. Diamanti i madh apo i vogël, në përmasa, mbetet një stoli e çmuar. Me këtë, unë desha ta mbyll urimin për mikun tonë Edi Paloka, i cili rikthehet me dinjitet të madh në karrigen e parlamentarit, ku ai ka dhënë kontribute shumë të çmuara.” – tha Kryeministri.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›