Kryeministri Berisha inauguron rezervuarin e ujësjellësit në Tepe, Shkodër
- Kryeministri Berisha u shpreh se “dy janë armiqtë më të egër të mirëqenies së njeriut, tirania dhe korrupsioni. Tiraninë e kemi lënë pas që në vitin 1992, ndërsa korrupsionin do ta luftojmë rreptësisht dhe më përkushtimin më të madh në mënyrë që tëmos ketë hapësira në shoqërinë tonë”
Në përfundim të vizitës së tij në Shkodër, Kryeministri Berisha mori pjesë në ceremoninë e përurimit të përfundimit të punimeve të rezervuarit të ujësjellësit në Tepe, financim i qeverisë austriake, me vlerë 750 mijë euro.
Duke i shprehu mirënjohje qeverisë austriake për këtë investim që siguron furnizimin me ujë 24 orë të qytetit të Shkodrës, Kryeministri theksoi se qeveria shqiptare i mirëpret të tilla projekte, të cilat vinë në një kohë kur investimet po bëhen dëshmia më konkrete e luftës kundër korrupsionit. “Dy janë armiqtë më të egër të mirëqenies së njeriut, tirania dhe korrupsioni. Tiraninë e kemi lënë pas që në vitin 1992, ndërsa korrupsionin do ta luftojmë rreptësisht dhe me përkushtimin më të madh, në mënyrë që të mos ketë hapësira në shoqërinë tonë. Nëse Shqipëria po ndryshon, këtë tani e pohon çdo qytetar dhe vizitor i këtij vendi, lind pyetja se cili është shkaku thelbësor i këtij ndryshimi dhe unë do të thosha se shkaku kryesor është lufta kundër korrupsionit”, u shpreh Kryeministri.
Në përgjigje të interesimit të medieve, Kryeministri Berisha u shpreh:
Zoti Berisha cili është komenti juaj në lidhje me spotin?
Kryeministri: Kur Shqipëria u pushtua nga fashizmi, një grup fashistësh dolën në Tiranë dhe brohorisnin; Viva Duçe. Aty u gjend dhe një matjan, i cili, sapo e ndërpritnin ata, u kthehej dhe u thoshte- “edhe Zogi”.
Unë flas për investimet, ndërsa ju vazhdoni pyesni për spotin. Por unë i kam dhënë një herë përgjigje kësaj çështje. Spoti nuk ka përse të trishtojë njeri. Beteja kundër korrupsionit është beteja e jetës time. Unë mendoj kështu dhe e shpall të tillë atë, sepse kam bindjen më të thellë se dy janë armiqtë më të egër të mirëqenies së njeriut; tirania dhe korrupsioni. Tiraninë e kemi lënë pas që në vitin 1992, ndërsa korrupsionin do ta luftojmë rreptësisht dhe më përkushtimin më të madh në mënyrë që të mund të mos ketë hapësira në shoqërinë tonë. Nëse Shqipëria po ndryshon, dhe këtë tani e pohon çdo qytetar dhe vizitor i këtij vendi, lind pyetja se cili është shkaku themelor i këtij ndryshimi dhe unë do të thosha se shkaku kryesor është lufta kundër korrupsionit. Ndaj, ata që mërziten nga kjo luftë le të kenë durim sepse kjo do të njohë përmasa shumë herë më të mëdha dhe do të përfshijë qytetet, fshatrat, rrugët, sheshet, mediat e Shqipërisë, derisa ne të arrimë në nivelet më të ulëta të korrupsionit, siç i kanë arritur vendet e qytetëruar, që kanë vendosur praktikat më të mira në shërbim të qytetarëve të tyre.