E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të rrugës “Nënë Klea”, në qytetin e Shkodrës

-Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, Kryeministri Berisha u shpreh se qeveria është e kudogjendur për sa i përket investimeve

Kryeministri Berisha mori pjesë sot në ceremoninë e inaugurimit të rrugës “Nënë Klea”, në qytetin e Shkodrës, e cila është bashkëfinancim i buxhetit të shtetit dhe pushtetit lokal, me vlerë 38 milionë lekë. 

Gjatë përshëndetjes së tij, Kryeministri Berisha u shpreh se qeveria është e kudogjendur për sa i përket investimeve, ndërsa iu referua dhe inaugurimeve të bëra gjatë fundjavës në rrethin e Korçës.

“Falë përpjekjes sonë për modernizimin dhe ndërtimin e një infrastrukture sa më të përshtatshme për qytetarët, ne inauguruam edhe këtë rrugë, me vlerë 38 milionë lekë, e cila urbanizon një lagje dhe kthen normalitetin në një vend që ka pasur probleme serioze. Siç e shihni, për investime kjo qeveri është e kudogjendur. Ne ishim dje në Ponçar dhe inaugurimi i fundit që u bë atje ishte sistemi i vaditjes dhe kullimit, ndërsa sot po inaugurojmë rrugën e Shkodrës dhe më pas do të inaugurojmë shkollën. Ajo është dhuratë e qeverisë austriake, një gjë shumë e veçantë dhe shumë e bukur për të gjithë veriun”, u shpreh Kryeministri Berisha. 

Në këtë ceremoni Kryeministri Berisha shoqërohej nga Kryetarja e Kuvendit znj. Jozefina Topalli, zv/kryeministri z.Genc Pollo, ministri i Arsimit z.Fatos Beja, kryetari i Bashkisë së Shkodrës z.Lorenc Luka, etj..

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›