E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha inauguron rrugën Mborje-Tranverbank dhe ujësjellësin e Mborjes

Kryeministri Berisha inauguroi sot rrugën Mborje-Tranverbank, aks që lidh dy qendrat e komunave Mborje dhe Drenovë. Kjo rrugë u shërben rreth 7 mijë banorëve të kësaj zone. Kryeministri Berisha tha se kjo rrugë është e domosdoshme për urbanizimin më të mirë të zonës dhe shprehu kënaqësinë që edhe banorët janë të kënaqur nga këto investime.
Gjithashtu Kryeministri inauguroi ujësjellësin e Mborjes, të cilin e vlerësoi si një tjetër premtim të mbajtur të qeverisë.“Të gjitha këto janë premtime të realizuara në një vit. Gjatë fushatës elektorale kryetari i komunës tuaj Flamur Sala u ka premtuar qytetarëve se gjatë mandatit të tij do të realizojë këto projekte në një vit dhe ato tashmë janë realizuar. E ftoj flamurin që ai të bëjë projekte për vitin 2009 dhe probabilisht për mandatin e dytë të qeverisë sime sepse qytetarët mua më besojnë tashmë”, u shpreh më tej Kryeministri Berisha.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›