E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha jep një intervistë për gazetën kanadeze Ottawa Citizen Newspaper

Gjate qëndrimit në Kanada, Kryeministri Berisha dha sot në rezidencën qeveritare, një intervistë për gazetën e njohur kanadeze Ottawa Citizen Newspaper.

Kryeministri Berisha e njohu lexuesin kanadez me takimet e zhvilluara me Kryeministrin e Kanadasë Harper, Kryetarin e Parlamentit Peter Milliken, Zëvendëskryetaren e Senatit kanadez Rose Marie Losie-Cool, Presidentin e EDC-së, grupin e biznesmenëve kanadeze etj. Në këtë kontekst, Kryeministri Berisha vlerësoi mikpritjen dhe ngrohtësinë që iu rezervua nga qeveria dhe autoritetet më të larta kanadeze.

Më tej, Kryeministri Berisha foli për zhvillimin e Shqipërisë, reformat e ndërmarra ne ekonomi si dhe aspiratat e shqiptarëve për integrimin në NATO dhe BE.
 
Një vend të rëndësishëm gjatë intervistës, Kryeministri i kushtoi masave të ndërmarra nga qeveria shqiptare, për krijimin e një klime sa më të përshtatshme për investuesit e huaj, e cila do të vijë duke u përmirësuar në të ardhmen. Kryeministri u shpreh se investitorët do të gjejnë tek Shqipëria, një vend me potenciale te mëdha për investime, në turizëm, energji, artizanat, tekstile, bujqësi, minerale etj.
 
Në intervistë u trajtua dhe çështja e statusit te Kosovës dhe stabilitetit ne rajon.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›