Kryeministri kanadez Harper: Kanadaja mbështet zgjerimin e NATO-s dhe Shqipëria është në krye të listës
Kryeministri Berisha u prit në një takim nga Kryeministri i Kanadasë, z. Stephen Harper.
Gjatë këtij takimi mjaft të ngrohtë e miqësor, Kryeministri kanadez i uroi Kryeministrit Berisha mirëseardhjen.
Kryeministri kanadez tha se vlerësonte programin e qeverisë shqiptare dhe arritjet e saj në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, politikën fiskale, reformat e ndërmarra etj.. Më tej, ai u shpreh se qeverisja Berisha është një qeverisje shumë e mirë konservatore.
Kryeministri Berisha theksoi se një nga projektet prioritare të Shqipërisë është ai i anëtarësimit në NA dhe e njohu Kryeministrin Harper me realizimin e reformave që duhen përmbushur për arritjen e këtij objektivi madhor. Gjithashtu Kryeministri vleresoi kontributin e rendesishem te forcave Kanadeze per garantimin e paqes ne Afganistan.
Kryeministri Harper, pasi falënderoi dhe vlerësoi lart kontributin e Shqipërisë në NA, dhe veçanërisht në Afganistan, nënvizoi se Kanadaja mbështet zgjerimin e NA-s dhe se Shqipëria është në krye të listës së vendeve që kërkojnë të anëtarësohen.
Gjithashtu z. Berisha i bëri një paraqitje të plotë të punës së qeverisë, duke theksuar nevojën e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe të investimeve midis Kanadasë dhe Shqipërisë. Më tej, Kryeministri u shpreh se Shqipëria do të ishte e gatshme për një marrëveshje tregtare me Kanadanë ne menyre qe te nxiten me tej marredheniet ekonomike midis dy vendeve si dhe investimet kanadeze ne Shqiperi. Kryeministri Berisha e informoi z. Harper per interesin e kompanive kanadeze per te investuar ne Shqiperi si dhe per perpjekjet e qeverise per te krijuar nje klime sa me te favorshme per investimet e huaja.
Më pas, të dy Kryeministrat u përqendruan në çështjen e Kosovës për të cilën Kryeministri Berisha i bëri homologut kanadez një panoramë të çështjes dhe theksoi se Shqipëria mbështet planin Ahtisaari, plan për të cilin shprehu mbështetjen e tij edhe Kryeministri Kanadez.
Në këtë takim i cili zgjati më tepër se sa ishte i programuar, Kryeministri Harper i shprehu komplimentat e tij personale Kryeministrit Berisha për njohuritë e gjuhës angleze dhe franceze, dy gjuhët zyrtare të Kanadasë.