E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrjedhja e deputetëve socialistë, që s’pranojnë bojkotin dhe bllokimin e institucioneve kulmoi dje me Shpëtim Idrizin

Një deputet i PS-së dhe një i PDI-së, kanë braktisur partitë e tyre respektive dhe janë bashkuar në një parti të re, të krijuar prej tyre. Deputetët Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri kanë prezantuar dje  partinë më të re politike për Drejtësi dhe Unitet (PDU).

Shpëtim Drizi në cilësinë e drejtuesit të grupit nismëtar të kësaj partie tha se “objektiv kryesor i kësaj partie do të jetë çështja kombëtare dhe më specifikisht ajo çame”.

Idrizi theksoi se “Çështja çame nuk mund të shikohet e ndarë nga çështja kombëtare , pasi deri në këto momente ajo ka mbetur e pazgjidhur, duke shtuar se,  qeveritë transitore kanë bërë shumë pak përparime në lidhje më këtë çështje”.

Sipas tij, PDU do të ndërmarrë nisma juridike dhe diplomatike për zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi. 

Në lidhje me pyetjen se në çfarë spektri politik do të vendoset kjo parti , Idrizi deklaroi se “Jemi të hapur për të negociuar me çdo krah të politikës, duke pasur  gjithnjë në fokus çështjen kryesore tonën atë çame”.

Shpëtim Idrizi u zgjodh deputet i PS, ndërsa Dashamir Tahiri deputet i BDI, në zgjedhjet e fundit parlamentare.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›