Kryeministri Berisha merr pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së diplomave në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit
- Kryeministri garantoi se qeveria do të mbështesë çdo përpjekje për zhvillimin e teknologjisë së informacionit në vend, në mënyrë që të bëhet realitet, një ëndërr e vërtetë kombëtare, Shqipëria dixhitale.
- Duke vlerësuar se në këto 4 vite, treguesi i përdorimit të internetit është rritur mbi 6 herë, Kryeministri theksoi se për të kapur mesataren evropiane, duhet që kjo shkallë të rritet me 10 apo 11 herë.
- Kryeministri theksoi se është shumë e rëndësishme që në fushën e teknologjisë së informacionit të nxiten dhe mbështeten kërkimet shkencore, pasi është një fushë, në të cilën tradita e munguar duhet të zhvillohet.
Kryeministri Berisha mori pjesë sot pasdite në ceremoninë e shpërndarjes së diplomave të para të studentëve që u diplomuan në fakultetin e teknologjisë së informacionit, sipas sistemit të Bolonjës. Në ceremoninë e zhvilluar në mjediset e Universitetit Politeknik të Tiranë ishin të pranishëm së bashku me Kryeministrin, Ministri për Inovacionin, Teknologjinë e Informacionit dhe të Komunikimit, zoti Genc Pollo zëvendësiministrja e Arsimit, zonja Nora Malaj, kryetari i Akademisë së Shkencave, zoti Gudar Beqiraj, rektori I Universitetit Politeknik, të Tiranës, zoti Jorgaq Kaçani, dekania e fakultetit, zonja Rozeta Mitrushi, anëtarë të senatit të akademik të universitetit politteknik të Tiranës, pedagogë, studentë, etj
Duke cilësuar këtë ditë, një ditë kurorë, në jetën e cdo studenti, kryeministri Berisha falenderoi me mirënjohje për ftesën, për të ndarë me studentët, gëzimin e marrjes së diplomës.
Kryeministri u shpreh se kjo është gjithashtu një ngjarje e madhe në jetën akademike të vendit, pasi këto janë diplomat e para në fushën e teknologjisë së informacionit, fushë e përparësisë më madhore, për qeverinë, për shoqërinë dhe për vendin në tërësi.
Kryeministri theksoi se mosha dixhitale, e përcaktuar si objektivi më kryesor nga qeveria është mekanizmi kryesor me të cilin shoqëria shqiptare mund të eci me shpejtësi në kohë.
Kryeministri bëri të ditur se në këto këto 4 vite shkalla e penetrimit të internetit, treguesi i përdorimit të internetit është rritur mbi 6 herë, por nevojat për të kapur mesataren evropiane, kërkojnë që kjo shkallë të rritet me 10 apo 11 herë. Në këtë kontekst, kryeministri u shpreh se është e nevojshme dyfishimi i numrit të studentëve, në vitin eardhshëm akademik, gjithmonë duke përmirësuar cilësinë.
Kryeministri theksoi se është shumë e rëndësihme që në këtë fushë të nxiten dhe mbështeten kërkimet shkencore, pasi është një fushë, në të cilën tradita e munguar duhet të zhvillohet.
Ne fjalen e tij, Kryeministri u shpreh:
“Para së gjithash dëshiroj me shumë mirënjohje tu falënderoj për këtë nder të madh që më bëtë, të ndaj gëzimin e një momenti shumë të veçantë në jetën e këtyre studentëve dhe studenteve, familjeve të tyre, pedagogëve të fakultetetit, gëzimin që ka dita e diplomës, një ditë kurorë në jetën e çdo diplomanti. Sot, ju pas shumë e shumë vitesh që nga mosha 6 apo 7 vjeçare deri më sot keni ngjitur me përkushtim të madh, me pasion, por edhe me sakrifica të mëdha personale dhe familjare, shkallët e dijes dhe arsimit, sot, të kurorëzoni, ndofta përpjekjen më të madhe të jetës suaj, përpjekjen e shkollimit në arsimin universitar.
Por kjo ditë është një ngjarje e madhe në jetën akademike të vendit dhe vendin në tërësi, sepse fakulteti juaj jep diplomat e para në fushën e teknologjisë së informacionit, fushë e përparësisë më madhore, për qeverinë, për shoqërinë dhe për vendin.
Ne kemi përcaktuar moshën dixhitale si objektivin më kryesor, si levën e Arkimedit që të mund të shkëputemi nga një trashëgimi e vështirë, jo e favorshme. Kemi përcaktuar moshën dixhitale, si mekanizmin, me të cilin ne si shoqëri të mund të ecim me shpejtësi në kohë. Asgjë nuk ka më të pashpirt se koha. Në rast se nuk I qëndron asaj, humbet shumë. Ne si komb kemi humbur shumë kohë. Ne jemi komb me histori mbijetese. E vërteta kjo ëhstë, por kemi qenë fatlum se kemi mbijetuar. Tani na duhet zhvillimi. Do të ishte iluzive përpjekja jonë, në rast se në themel nuk do të vendosnim moshën dixhitale të shoqërinë, në nivelet më të larta të mundshme të shoqërisë së informacionit.
Ndaj dhe me kënaqësi mund tu informoj se në këto 4 vite shkalla e penetrimit të internetit, shkalla e përdorimit, treguesi i përdorimit të internetit është rritur mbi 6 herë, por nevojat janë, që për të kapur mesatare evropiane, ne duhet ta rrisim atë, jo 6, por 10 dhe 11 herë.
Duke ardhur në këtë sallë i shpreha dekanes se duhet të dyfishojmë numrin e studentëve vitin e ardhshëm. Përgjigja ishte shumë e drejtë, duhet të rritet cilësia. Zonja dekane kishte të drejtë, por përsëri nuk isha i gabuar, sepse në rast se ne kemi rritur 6 herë shkallën e penetrimit të IT, të internetit në shoqëri, nuk mund të them se kemi gjashtëfishuar diplomat.
Ndaj dhe duhet të ecim me shpejtësi , të bëjmë çdo përpjekje, të ecim në sasi, të ecim në cilësi dhe mbi të gjitha të bëjmë cdo përpjekje të nxisim, tu mbështesim ju, në kërkimet shkencore, asgjë nuk ka më të rëndësishme, kudo në shkencë kërkimet shkencore janë jetike, për zhvillimin e mendimit intelektual.
Në këtë fushë, natyrisht kërkimet shkencore janë vendimtare, sepse është një fushë në të cilën traditën e munguar duhet ta zhvillojmë, është një fushë në të cilën duhet të përpiqemi të punësojmë me qindra dhe mijëra të rinj shqiptarë, është një fushë në të cilën ne me ambicie duhet të synojmë të shndërrohemi në eksportues të fuqishëm të softeve në rajon dhe në Evropë.
Edhe njëherë ju përshëndes shumë përzemërsisht dhe ju garantoj se qeveria do të mbështesë çdo përpjekje tuajën, që të realizojmë një ëndërr të vërtetë kombëtare, Shqipërinë dixhitale.”
* * *
Gjithashtu Kryeministri Berisha përuroi në mjediset e Universitetit Politeknik të Tiranës, sallën e re të IT, të financuar nga Kompania Eagle Mobile me mbështetjen e fakultetit.
Kryeministri shprehu kënaqësinë për inaugurimin e kësaj salle bashkëkohore, e cila është dëshmi e një përpjekje të madhe të fakultetit dhe të bujarisë së kompanisë Eagle Mobile, për të modernizuar mësimdhënien në këtë universitet.
Duke përgëzuar dekanen dhe trupin pedagogjik të fakultetit për punën e madhe që kanë bërë, kryeministri theksoi se të gjitha përpjekjet e qeverisë, mundi dhe djersa e pedagogëve të këtij fakulteti, do të mund të valorizohen dhe të marrin vlerat e veta, vetëm kur studentët të qëndrojnë në lartësinë e ambicieve pozitive që ata kanë. “Nuk ka asgjë më të rëndësishme për të ardhmen e këtij sektori jetik, përcaktues më shumë se çdo sektor tjetër, për të patur një Shqipëri tjetër, se sa ambiciet tuaja, imagjinata juaj.”
“Ne ju garantojmë se do të bëjmë çdo përpjekje tu mbështesim ju, të mbështesim projektet tuaja. Për ne rëndësi të jashtëzakonshme ka që fakultetet e teknologjisë së informacionit të shndërrohen në qendra të fuqishme të kërkimit shkencor, në qendra të fuqishme të studimit të soft bërjes, në mënyrë që kjo degë të zhvillohet harmonishëm, të marrë të gjithë vrullin, për të cilin ne kemi nevojë më shumë se për cdo gjë tjetër.
Ka një fushë ku ne duhet të jemi ambicioz për të tejkaluar vende të zhvilluara dhe kjo është IT, tekkonologjia e informacionit. Historia ka provuar se kjo mund të arrihet. E kanë arritur vende dhe sot janë në krye të listës si Estonia dhe do ta arrimë dhe ne. Kater vjet më parë kemi patur një tregues të penetrimit të internetit ndër më të ultit të botë 4.8 përqind. Sot pas katër vitesh kemi një tregues prej 32 %. Duhet që në tre vjet të kapim dhe të tejkalojmë mesataren e vendeve anëtare të BE, por këtu përcaktuese janë përpjekjet tona të përbashkëta.”
05/05/2010