V E N D I M PËR SIGURIMIN E JETËS SË USHTARAKËVE TË FORCAVE TË ARMATOSURA, TË DËRGUAR ME MISIONE USHTARAKE JASHTË VENDIT
V E N D I M
PëR
SIGURIMIN E JETëS Së USHTARAKëVE Të FORCAVE Të ARMATOSURA, Të DëRGUAR ME MISIONE USHTARAKE JASHTë VENDIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 5, të nenit 6, të ligjit nr.9363 datë 24.3.2005, “Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit”, të ndryshuar, të shkronjës c, të pikës 2, të nenit 5, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, dhe të ligjit nr.10190, datë 26.11.2009, “Për buxhetin e vitit 2010”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim me “INSIG” sh.a-në, të bëjë sigurimin e jetës, nga aksidentet në grup, të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, që janë me mision ushtarak jashtë vendit.
2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i miratuar për Ministrinë e Mbrojtjes, për vitin 2010.
3. Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes dhe “INSIG” sh.a. për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
05/05/2010