V E N D I M PËR KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË OBJEKTIT “GODINA E KONVIKTIT” NGA SHOQËRIA “TRAJTIMI I STUDENTËVE NR. 2” SH.A., TIRANË, TE UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËS
V E N D I M
PëR
KALIMIN Në PëRGJEGJëSI ADMINISTRIMI Të OBJEKTIT “GODINA E KONVIKTIT” NGA SHOQëRIA “TRAJTIMI I STUDENTëVE NR. 2” SH.A., TIRANë, TE UNIVERSITETI I SPORTEVE Të TIRANëS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2002, “Për pasuritë e paluajtshme shtetërore”, të ndryshuar, dhe të nenit 82, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Kalimin në përgjegjësi administrimi të objektit “Godina e konviktit” bashkë me truallin nën godinë, që ndodhet brenda territorit të Universitetit të Sporteve të Tiranës, nga shoqëria “Trajtimi i studenëve nr.2”, sh.a., Tiranë, tek Universiteti i Sporteve të Tiranës, sipas planimetrive dhe planvendosjes që i bashkëlidhen këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës, kryeregjistruesi i Zyrës Qendrore të Pasurive të Paluajtshme dhe Universiteti i Sporteve të Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
05/05/2010