V E N D I M PËR NJË SHTESË FONDI, NË BUXHETIN E VITIT 2010, MIRATUAR PËR DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË DOGANAVE, PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT TË PIKËS SË KALIMIT KUFITAR QAFËBOTË DHE TË DISA PROJEKTEVE TË INVESTIMEVE, TË KONTRAKTUARA E TË PALIKUIDUARA N
V E N D I M
PëR
NJë SHTESë FONDI, Në BUXHETIN E VITIT 2010, MIRATUAR PëR DREJTORINë E PëRGJITHSHME Të DOGANAVE, PëR FINANCIMIN E PROJEKTIT Të PIKëS Së KALIMIT KUFITAR QAFëBOTë
DHE Të DISA PROJEKTEVE Të INVESTIMEVE, Të KONTRAKTUARA E Të PALIKUIDUARA NGA VITI 2009
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 13, të ligjit nr.10190, datë 26.11.2009, “Për buxhetin e vitit 2010”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Drejtorisë së Përgjithme të Doganave, në buxhetin e miratuar për vitin 2010, t’i shtohet fondi prej 103 339 000 (njëqind e tre milionë e treqind e tridhjetë e nëntë mijë) lekësh, për vazhdimin e ecurisë dhe ndërhyrjet emergjente, në projektet e poshtëshënuara:
a) Projekti për ndërtimin e pikës së kalimit të kufirit Qafëbotë;
b) Projekte të investimeve të kontraktuara dhe të palikuiduara nga vitit 2009.
2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.
3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
05/05/2010