E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR CAKTIMIN E DISA ANËTARËVE TË BORDIT TË AUTORITETIT KOMBËTAR TË USHQIMIT

V E N D I M

PëR

CAKTIMIN E DISA ANëTARëVE Të BORDIT Të AUTORITETIT KOMBëTAR Të USHQIMIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 64, të ligjit nr.9863, datë 28.1.2008, “Për ushqimin”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Anëtarë të bordit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, sipas shkronjave “dh”, “ë”, “f” dhe “g”, të pikës 2, të nenit 64, të ligjit nr.9863, datë 28.1.2008, “Për ushqimin”, caktohen:

a) Z. Avni Dani, përfaqësues i fushës së medias elektronike dhe asaj të shkruar;

b) përfaqësues shkencorë të fushave të ushqimit, ushqimit për kafshë, veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve:

· Prof. Dr. Vlash Mara (dekan i Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit, në UB, Tiranë);

· Prof. Dr. Zaçe Malaj (ekspert në fushën e veterinarisë);

· Prof. Dr. Petraq Sotiri (ekspert në fushën e agronomisë);

· Prof. Dr. Kristaq Sini (pedagog në Fakultetin e Bioteknologjisë Agroushqimore);

· Prof. Dr. Enkelejda Sallaku (pedagoge në fushën e veterinarisë).

c) z. Altin Goxhaj, përfaqësues i Shoqatës së Mbrojtjes së Konsumatorit;

ç) z. Enver Ferizaj, përfaqësues i Shoqatës së Agrobiznesit.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


05/05/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›