E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha merr pjesë në hapjen e punimeve të “Clinton Global Initiative”

Gjatë qëndrimit në Nju Jork, Kryeministri Berisha mori pjesë sot në hapjen e punimeve të takimit të liderëve botërorë në kuadër të “Clinton Global Initiative”. Qëllimi i kësaj iniciative është të sigurojë një vështrim mbi problemet globale dhe nxitjen e veprimeve aktive në disa fusha: në arsim, energji, ndryshimet klimaterike, shëndetësi dhe reduktimin e varfërisë.

Në takim marrin pjesë mbi 1000 liderë botërore në fushën politike, ekonomike, shoqërisë civile etj..

Në hapje të punimeve ish Presidenti Klinton u shpreh se të gjithë këtu besojmë se vlerat tona njerëzore janë shumë më të rëndësishme sesa ndryshimet e interesave. 

“Clinton Global Initiative” zhvillohet në muajin shtator për të tretin vit radhazi.

 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›