Kryeministri Berisha nderon kujtimin e dëshmorëve të rënë për lirinë e atdheut

Kryeministri Berisha nderoi sot kujtimin e dëshmorëve të rënë për liri, duke zhvilluar homazhe dhe vendosur kurora me lule pranë Monumentin Nënë Shqipëri, në varrezat e Dëshmorëve të Kombit, në përkujtim të veprës dhe të sakrificës së tyre për liri dhe dinjitet kombëtar.
Të pranishëm në këto homazhe ishin edhe Kryetarja e Kuvendit, znj. Jozefina Topalli, ministra të kabinetit qeveritar, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha,Prefekti i Tiranës Keltis Kruja, familjarë të dëshmorëve, personalitete botërore të ftuar me rastin e 100 vjetorit pavarësisë, qytetarë të Tiranës, etj.
Kryeministri u shpreh se “Kjo ditë i përket flamurit kombëtar dhe të rënëve të kombit që prehin shpirtrat e tyre në këtë altar të përjetshëm, u përket familjeve të tyre. Sakrifica, flijimi i tyre qëndron në themel të lirisë, pavarësisë, përjetësisë së kombit shqiptar.
Lavdi të rënëve të kombit tonë, nder përjetë familjeve të të rënëve të kombit shqiptar!
28/11/2012