E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret tortën gjigante të Pavarësisë

Kryeministri Berisha ka marrë pjesë sot në momentin e prerjes së tortës gjigante  të realizuar  për 100 vjetorin e Pavarësisë. Torta gjigante është realizuar nga mbi 200 pastiçier, dhe kap një sipërfaqe prej 550 metra katror dhe peshon 18 mijë kilogram.  Në ceremoninë e prerjes së tortës gjigante ishte i pranishëm presidentja e Kosovës, Jahjaga, kryeministri i Kosovës, Thaçi, kryetari i Bashkisë së Tiranës  Basha.

Në urimin e tij për këtë ditë te veçantë kryeministri Berisha u shpreh, “Qytetarë dhe qytetare të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë. Shqiptarë të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Preshevë  shqiptarë kudo që jeni. Gëzuar  28 nëntorin ditën e lindjes së Shqipërisë së Pavarur . Njëqind, një mijë , mijëra vite në liri në besim, në shpresë, të bashkuar më shumë se kurrë. Gëzuar”.

28/11/2012

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›