E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha ngushëllon familjen e Njazi Reçit, Prefektit të Lezhës, për ndarjen e tij nga jeta

Kryeministri Sali Berisha ishte sot për ngushëllim në familjen e të ndjerit Njazi Reçi, Prefektit të Lezhës, i cili u nda nga jeta ditën e shtunë. Kryeministri Berisha u shprehu familjarëve ngushëllimet e tij më të sinqerta.

Në ngushëllimin e tij, Kryeministri Berisha u shpreh:

“Erdha të shpreh ngushëllimet dhe të nderoj njërin nga zyrtarët më të respektuar të shtetit shqiptar dhe një nga bijtë më të shquar të Lezhës, Prefektin Njazi Reçi, i cili u nda dje nga jeta, nga familja, nga miqtë dhe nga shoqëria. Gjatë jetës së tij, Njazi Reçi është shquar si prind dhe qytetar shembullor, si një qeveritar vendor i dashur dhe i respektuar nga i gjithë komuniteti, dhe si një zyrtar i talentuar. Ai u nda nga jeta duke lënë kujtimin më të mirë dhe emrin më të shkëlqyer për familjen e tij, për qytetin e Lezhës, për shoqërinë dhe për të gjithë miqtë e tij”.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›