Kryeministri Berisha ngushëllon familjen e Xhevahir Rexhepit, Prefektit të Vlorës, për ndarjen nga jeta të tij
Kryeministri Sali Berisha ishte sot për ngushëllim në familjen e të ndjerit Xhevahir Rexhepi, Prefektit të Vlorës, i cili humbi jetën në një aksident tragjik. Kryeministri Berisha u shprehu familjarëve ngushëllimet e tij më të sinqerta. Në ngushëllimin e tij, Kryeministri Berisha u shpreh:
“Me ndarjen nga jeta të Xhevahir Rexhepit ju keni humbur njeriun tuaj më të dashur, ndërsa unë një mik dhe një nga bashkëpunëtorët e mi më të çmuar, që do të më mungojë gjithmonë. Xhevahir Rexhepi ishte një intelektual i shkëlqyer i vendit tonë, studiues, veprimtar i aftë, qytetar dhe prind shembullor, një politikan i vendosur dhe me përkushtim të madh, zyrtar i ndershëm dhe një patriot i vërtetë. Ai u nda nga jeta, por ka lënë pas emrin dhe veprën e tij, për të cilat familja, miqtë dhe mbarë shoqëria do të krenohen dhe do t’i jenë mirënjohës”.