Kryeministri Berisha niset për Itali, firmos nesër me Berluskonin partneritetin strategjik me aleatin e përtejdetit

Kryeministri Sali Berisha nis sot një vizitë zyrtare në Itali, me ftesë të kryeministrit italin, Silvio Berlusconi. Në ditën e parë të kësaj vizite, Kryeministri Berisha do të jetë i ftuar i nderit në Forumin Ekonomik “Italy and South Eastern Investment Formu” i cili zhvillohet në Verona, aktivitet në të cilin Kryeministri Berisha do të mbajë një fjalë përshëndetëse dhe gjatë të cilit do të takohet me Ministrin e Ekonomisë të Italisë, zotin Scajola si dhe me përfaqësues të grupeve të biznesit pjesëmarrëse në këtë forum.Në ditën e dytë të vizitës së tij në Itali, Kryeministri Berisha do të zhvillojë takim me Presidentin e Dhomës së deputetëve të Italisë, Gianfranco Fini në pallatin Montecitorio dhe më pas do t’i drejtohet Pallatit Chigi, ku do të zhvillohet ceremonia zyrtare dhe takimi me Kryeministrin e Italisë, zotin Silvio Berlusconi. Gjatë këtij takimi do të nënshkruhet nga dy homologët edhe Dokumenti i Partneritetit Strategjik. partneritetit strategjik midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë, i cili parashikon ngritjen në një stad të ri edhe më të lartë e më të konsoliduar të marrëdhënieve të ngushta e të shkëlqyera midis dy vendeve dhe dy qeverive dhe bashkëpunimit shumë dimensional midis dy vendeve. Partneriteti strategjik përfshin organizimin e samiteve të niveleve më të larta politike në mënyrë të përhershme e periodike, forumeve ekonomike, evenimenteve kulturore dhe artistike, të mbështetura nga një kuadër edhe më i gjerë dhe i sofistikuar ligjor dhe institucional, i cili do t’i shërbejë forcimit të mëtejshëm të miqësisë dhe lidhjeve të ngushta ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë, si dhe do të zgjerojë dhe thellojë bashkëpunimin dypalësh ekonomik, tregtar, në fushën e turizmit, mbrojtjes së mjedisit, kulturës, në fushën e mbrojtjes etj, në të mirë të progresit, zhvillimit të mëtejshëm ekonomik dhe prosperitetit të dy vendeve, si dhe do të japë një kontribut shtesë në përshpejtimin e hapave të mëtejshëm të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Gjithashtu, partneriteti strategjik merr parasysh angazhimin e të dy vendeve për të intensifikuar kontributin e tyre në të gjitha nismat me karakter rajonal. Në fund të vizitës së tij zyrtare në Itali, Kryeministri Berisha do të pritet në takim në Campidoglio nga Kryetari i Bashkisë së Romës, zoti Gianni Alemano....