Kryeministri Berisha niset për një vizitë zyrtare në Bruksel
Sot pasdite, Kryeministri Berisha u nis për një vizitë zyrtare në Bruksel, ku do të marrë pjesë në takimin përmbyllës për ciklin e 8-të të Planit të Veprimit për Anëtarësim (MAP) për Shqipërinë, në formatin NAC me Shqipërinë (Këshilli i Atlantikut të Veriut me Shqipërinë), takim i cili do të zhvillohet në selinë e NATO-s në Bruksel.
Gjatë vizitës së tij, Kryeministri Berisha do të takohet gjithashtu me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, zotin Jaap de Hoop Scheffer, me Komisionerin e BE-së për zgjerimin, zotin Olli Rehn, si dhe personalitete të tjera.