E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.182, DATË 21.3.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR NGRITJEN E KOMISIONIT TË NDIHMËS SHTETËRORE”

V E N D I M

PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.182, DATË 21.3.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR NGRITJEN E KOMISIONIT TË NDIHMËS SHTETËRORE”

 Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 16, të ligjit nr.9374,    datë 21.4.2005, “Për ndihmën shtetërore”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës,  Këshilli i Ministrave

 
V E N D O S I:

Në përbërje të Komisionit të Ndihmës Shtetërore, të përcaktuar në pikën 1, të vendimit nr.182, datë 21.3.2006, të Këshillit të Ministrave, në vend të z. Ledi Bianku – anëtar, caktohet znj. Ardiana Shehi – anëtar”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›