E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE PËR BLERJEN E BANESAVE, ME KOSTO TË ULËT, NË TREG

V E N D I M

PËR

PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE PËR BLERJEN E BANESAVE, ME KOSTO TË ULËT, NË TREG

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 17, të ligjit nr. 9232, datë 13.5.2004, “Për programet sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave 

V E N D O S I:

1. Blerja e banesave, me kosto të ulët, në treg, të bëhet në bazë të çmimit kufi, të përcaktuar si mesatare e çmimit, me të cilin janë shitur banesat në tregun e lirë.

2. Banesat me kosto të ulët, si rregull, blihen në qytete, ku çmimi і shitblerjes së tyre në treg është më і ulët ose і barabartë me koston e ndërtimit të banesave nga shteti. Në qytete të tjera, banesa me kosto të ulët mund të blihet për zgjidhjen e rasteve emergjente të strehimit. Miratimi і rasteve emergjente, kur programi zbatohet nga bashkitë, bëhet me vendim të këshillit bashkiak, ndërsa kur programi zbatohet nga Enti Kombëtar і Banesave, miratimi bëhet nga ministri і Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, me kërkesë, të motivuar dhe të miratuar, të këshillit bashkiak, vetëm për ato raste, kur në ato bashki nuk ka banesa shtetërore në ndërtim.

3. Për llogaritjen e çmimit mesatar, bashkitë і referohen çmimit mesatar të shitblerjeve të banesave në treg, që miratohet çdo vit me udhëzim të Këshillit të Ministrave, sipas llogaritjeve të Entit Kombëtar të Banesave. Brenda kufirit të përcaktuar në udhëzim, çdo bashki miraton një çmim mesatar për zona të ndryshme të qytetit, sipas metodologjisë së miratuar prej tyre.

4. Me disponimin e fondeve për blerjen e banesave, me kosto të ulët, në treg, subjekti, і cili zbaton programin, përcakton numrin dhe strukturën e apartamenteve, që mund të blihen, si dhe njofton personat, e miratuar me vendim të këshillit bashkiak, për t’u trajtuar me banesë me kosto të ulët, për ta gjetur banesën në treg, sipas çmimit kufi.

5. Personit të njoftuar і lihen jo më shumë se 3 muaj kohë për të gjetur banesën në treg. Për arsye të motivuara, ky afat mund të shtyhet edhe tre muaj të tjerë. Pas skadimit të këtij afati, strukturat, që zbatojnë programin, shpallin njoftim publik për blerjen e apartamenteve në treg. Njoftimi bëhet nëpërmjet mjeteve të informimit publik, të paktën në dy prej të përditshmeve, me tirazh më të lartë, për 15 ditë kalendarike.

6. Banesat, e identifikuara për blerje, përpara fillimit të procedurave, inspektohen, për të parë nëse plotësojnë kushtet teknike dhe higjienike, nga inspektorë të higjienës dhe inxhinierë civilë. Kur banesa do të blihet për një person me aftësi të kufizuar, ajo duhet të plotësojë normat në fuqi për personat me aftësi të kufizuara (shmangien e barrierave arkitektonike) edhe pse me fonde publike, në këto raste, mund të përballohen shpenzimet për realizimin e ndërhyrjeve minimale, si:
a) prishja e shkallës hyrëse dhe zëvendësimi me rampe;
b) vendosja e korrimanos në shkallë;
c) zgjerimi і hapësirës së derës hyrëse të apartamentit;
ç)  vendosja e korrimanove në banjë.

Edhe bashkitë e vogla dhe të mesme ndihmohen me financime nga buxheti і shtetit për përshtatjen e banesave, në bazë të projekteve dhe preventivave.

7. Banesa mbetet në pronësi të subjektit financues deri në shlyerjen e plotë të vlerës së saj nga përfituesi. Mënyra e shlyerjes së vlerës së banesës përcaktohet nga subjekti, që ka financuar blerjen e banesave në treg. Në rast se banesat janë blerë nga Enti Kombëtar і Banesave, mënyra e shlyerjes së vlerës përcaktohet me udhëzim të ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, sipas shkronjave “c” e “e”, të nenit 34/1, të ligjit nr.9232, datë 13.5.2004, “Për programet sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane”, të ndryshuar.

8. Ngarkohen bashkitë, Enti Kombëtar і Banesave dhe subjektet e tjera, që financojnë për zbatimin e programeve të blerjes së banesave me kosto të ulët, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M І N І S T R І


SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›