VENDIM PËR PËRCAKTIMIN E NUMRIT TË PUNONJËSVE, PËR VITIN 2008, NË MINISTRITË DHE INSTITUCIONET QENDRORE
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E NUMRIT TË PUNONJËSVE, PËR VITIN 2008, NË MINISTRITË DHE INSTITUCIONET QENDRORE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Numri i punonjësve buxhetorë, në vitin 2008, për ministritë dhe institucionet qendrore, është 105 134 veta, sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen të gjitha ministritë dhe institucionet qendrore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi më 1 janar 2008.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA