E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR PROPOZIMIN KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PËR SHKARKIMIN NGA DETYRA TË DISA PREJ ANËTARËVE TË KËSHILLIT DREJTUES TË ENTIT RREGULLATOR TË TELEKOMUNIKACIONEVE DHE AUTORIZIMIN E MINISTRIT TË PUNËVE PUBLIKE, TRANSPORTIT DHE TELEKOMUNIKAC

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PËR SHKARKIMIN NGA DETYRA TË DISA PREJ ANËTARËVE TË KËSHILLIT DREJTUES TË ENTIT RREGULLATOR TË TELEKOMUNIKACIONEVE DHE AUTORIZIMIN E MINISTRIT TË PUNËVE PUBLIKE, TRANSPORTIT DHE TELEKOMUNIKACIONIT PËR PËRFAQËSIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, GJATË KËSAJ PROCEDURE, NË KUVEND

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 6, të ligjit nr.9000,  datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, dhe të neneve 84 e 86,  shkronja “ç”, të ligjit nr.8618, datë 14.6.2000, “Për telekomunikacionet në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:


1. Propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për shkarkimin e disa prej anëtarëve të këshillit drejtues të Entit Rregullator të Telekomunikacioneve, si më poshtë vijon:
• Z. Hydajet Kopani, nga detyra e anëtarit dhe e kryetarit të këshillit drejtues të Entit Rregullator të Telekomunikacioneve, me motivacionin për mosushtrim përgjegjësie, të ngarkuar me ligj, pa shkak të arsyeshëm;
• Zj. Anila Kaçupi, nga detyra e anëtarit të këshillit drejtues të Entit Rregullator të Telekomunikacioneve, me motivacionin për mosushtrim përgjegjësie, të ngarkuar me ligj, pa shkak të arsyeshëm;
• Z. Shyqyri Meka, nga detyra e anëtarit të këshillit drejtues të Entit Rregullator të Telekomunikacioneve, me motivacionin për mosushtrim përgjegjësie, të ngarkuar me ligj, pa shkak të arsyeshëm;
• Z. Arjan Sinoimeri nga detyra e anëtarit të këshillit drejtues të Entit Rregullator të Telekomunikacioneve, me motivacionin për mosushtrim përgjegjësie, të ngarkuar me ligj, pa shkak të arsyeshëm.

2. Autorizimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, që, në emër të Këshillit të Ministrave, të kryejë të gjitha veprimet e nevojshme, në zbatim të pikës 1, të këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M І N І S T R І


SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›