U miratua sot në parim në seancën parlamentare ndryshimet në buxhetim e vitit 2009

Deputetët e vlerësojnë praktikën e qeverisë për rritjen e eficencës së përdorimit të fondeve publike
Ndryshimet në buxhetin e vitit 2009 të cilat u miratuan në parim në seancën e sotme plenare parashikojnë rialokime fondesh dhe çuarjen e tyre drejt projetkeve me një ecuri më të mirë, duke bërë të mundur kështu edhe uljen e presionit për shpenzimin e parave të parashikuara në fund të vitit. Sipas deputetit të Partisë Demokratike Sherefedin Shehu, p/ligji i sjellë në kuvend reflekton objektivat e qeverisë për minimizimin e efekteve të krizës globale nëpëmejt rritjes së investimeve publike me rreth 17 miliardë lekësh. Por, sipas tij, njëkohësisht janë shtuar edhe fondet për programet sociale me rreth 10 milionë lekë, si dhe fondet e kompensimet për ish-pronarët me rreth 10 milionë lekë. Deputeti Uldedaj tha se këto ndryshime janë një domosdoshmëri, pasi reflektojnë praktikën efektive të kësaj qeverie, por edhe ekzekutimin e buxhetit të vitit 2009. "Miratimi në Kuvend do të rrisë rolin aktiv dhe eficencën e financave publike, duke ndikuar pozitivisht edhe uljen e presioneve ndaj krizës globale", tha Uldedaj. Ai i konsideroi ndryshimet edhe si një kontribut real në drejtim të forcimit të qëndrueshmërisë fiskale. "Rialokimi i fondeve publike sjell një përmirësim në investimet buxhetore, duke adresuar fondet drejt projekteve me dominante dhe projekteve qe kanë patur me sukses, por edhe krijimin e një ekuilibri që garanton stabilitet buxhetor dhe krijon mundësi për uljen e huamarrjes", tha Uldedaj. Në të njëjtën kohë, Uldedaj, i vlerësoi masat e qeverisë edhe si politika pro biznes, ndërsa veçoi në këtë drejtim nismën për të rishikuar skemën e TVSH-së. Deputete e PD-së Albana Vokshi tha se buxheti i rishikuar është dëshmi e punës dinamike të qeverisë, por edhe vazhdimësi e reformave që kanë siguruar stabilitetin ekonomik të vendit. "Nëpërmjet një programimi të kujdesshsëm, qeveria ka bërë të mundur finalizimin e objektivave të saj, në kushtet e një krize globale ekonomike dhe kjo falë politikave të marrë nga qeveria dhe krijimit të një klime pro biznes", tha Vokshi. Sipas saj, rritja e investimeve publike bëri që Shqipëria të mos përjetojë, as presione inflacioniste dhe as rritje të papunësisë, pasi vetëm në vitin e fundit janë krijuar rreth 18 mijë vende pune.
...