Olldashi: Ndryshimet në buxhet, frymëmarrje e rëndësishme për investimet infrastukturore

Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Sokol Olldashi deklaroi sot në Kuvend se rishikimi i buxhetit është një frymëmarrje shumë e rëndësishme për investimet në infrastrukturë, kryesisht në atë rrugore, por edhe në sektorin e ujësjellës kanlizimeve ku do të rialokohen një pjesë e fondeve. "Ky është një zhvillim pozitiv për infrastrukturën rrugore, për shkak se ecuritë e realizimit në këto tetë muaj të parë të vitit janë përtej pritshmërive dhe kjo për disa faktorëve, si mobilizim më i mirë i kontraktorëve, por edhe të një kuadri administrativ e ligjor të përmirësuar këtë vit, duke rezultuar shumë stimulues në vijimin e punimeve", tha Olldashi. Sipas tij, deri tani realizmi faktik i planit është mbi 100% të fondeve të çelura nga buxheti, nga të cilat të likujduara financairisht janë gati 95 %. "Jemi gati në limitin e realizmit vjetor ndaj dhe shtesa prej 12 milardë lekësh është një zgjidhje efektive", tha ai. Kreu i PPTT, vlerësoi se përveç faktit që stimulojmë me këto ndryshime sektorin e punëve publike, japim stimul në mënyrë të ndërthortë edhe sektorit të ndërtimit, duke qënë një ndër sektorët më produktiv dhe me efektiv në rritjen ekonomike.
...