Me afrimin e 26 shtatorit, po i dalin petët lakrorit të shpërfytyruar të Ramës
Sa më tepër afrohet dita e ashtuquajtur e zgjedhjes së Kryetarit të PS, po i dalin petët e lakrorit të gatuar nga Edi Rama. Në të gjitha rrethet e Shqipërisë ku ka shkuar me “lakrorin” e tij përkrah, është pritur me protesta nga socialistët. Në të gjitha rastet, Rama i ngërthyer në darën e diskreditimit, ka urdhëruar mediat që të largohen nga këto takime farsë.
Se Partia Socialiste ishte bërë një gjurulldi që nuk po e merrte vesh i pari të dytin, kjo gjë ishte e qartë për gjithë socialistët, por edhe për mbarë opinionin shqiptar, por se në këtë gjurulldi do të përziheshin edhe “lakrorë”, këtë nuk e besonte kurrkush. Dhe me të vertetë sidomos pas zgjedhjeve të 28 Qeshorit, PS është bërë si një varkë që ecën kuturu dhe e paorientuar, me një timonier skizofren që nuk ka lundruar kurrë dhe që nuk di se në cilat brigje do t’i ndalojë pasagjerët, ndërkohë që këta pasagjerë - në rastin konkret socialistët shqiptarë - kërkojnë të ankorohen më kot në bregun më të afërt. Çdo ditë që kalon nga zgjedhjet parlamentare, Kryetari mandatprerë i PS po bëhet më qesharak nga mbarë opinioni, shqiptarë dhe ndërkombëtar. Me kërkesa tejet absurde për palën tjetër, fituese në këto zgjedhje, ky njeri me të meta psikike, po e mban peng forcën më të madhe të opozitës. Nga dështimet e gjithanshme duket se tani Edi Rama nuk ka asnjë mundësi të përballojë presionin në rritje që i vjen nga socialistët e bazës, të cilët në takimet formale me sozinë e tij Lakrorin, e kanë vendosur me shpatulla për muri. Në këtë gjendje, skizofreni i PS deklaroi nga Fieri se “nuk do t’i njohë konkluzionet e OSBE/ODIHR-it për procesin zgjedhor”. Një çmenduri të tillë mundet të ketë prodhuar vetëm çmenduria komuniste e Enver Hoxhës, i cili e deklaronte Shqipërinë si “fanari që ndriçon botën në brigjet e Adriatikut”. Në kohën që po kalon Shqipëria me rrugën e hapur drejt familjes europiane që ka qenë ëndrra e kahershme e brezave që vdiqën për lavdinë e vendit të tyre, nuk besoj se ka veprim më antikombëtar se ky i Edi Ramës. Por duket mirëfilli se qëllimi i këtij njeriu të sëmurë është vetëm një; të zgjidhet me çdo kusht me 26 Shtator, Kryetarë i PS. Prandaj edhe ka mobilizuar të gjithë pinjollët e diktaturës komuniste, bijtë e ish sekretarëve të pare dhe të Komitetit Qendror, bijtë e ish-sigurimsave të regjimit kriminal komunist, si besnikët e tij për këto manovra krejt të lexueshme nga opinioni shqiptarë dhe ndërkombëtarë që po e bëjnë Ramën “gazi i botës”. Nuk mundet të ketë handikap më të madh se kjo manovër, që po përdor Lakrorin si dordolec nëpër takimet me bazën, gjoja se “kandidatët paskan programe të ndryshme”. Kjo fasadë e turpshme tanimë nuk mundet të gënjejë asnjeri. Lakrori i Ramës, i gatuar në kuzhinën enveriste, një pinjoll i thekur i ish-sigurimit komunist, e ka të qartë si në dritën e diellit se ai kurrë nuk mundet ta fitojë garën me pinjollin tjetër të diktaturës komuniste. Por duket se pinjolli i ish-Sigurimit mendon se po e luan mire rolin si pasues i manovrave të ish-Sigurimit. Pas këtij shërbimi, sigurisht ai pret të marrë shpërblimet “për meritat” e treguara në luftë “kundër armiqve të brendshëm të partisë”. Por stani me lepuj i Ramës nuk ka gjasa t’i qëndrojë shumë gjatë realitetit ku sot është renditur Shqipëria. Në këtë stan tani ka hyrë edhe një “patericë” tjetër, një mercenar i afirmuar, por që në të vertetë më në fund shkoi në origjinën e vet enveriste. Duke manovruar nga e majta në të djathtë dhe anasjelltas, pasi ka provuar disa parti politike në Shqipërinë postkomuniste, duke marrë përsipër llojlloj role spiunësh deri në vendosjen e “përgjuesve” për të vertetuar misionin e vet, tani “plaku plangprishës” që i pëlqen ta quajnë “avokat”, u kthye në strehën enveriste, ku po e presin të rreshtuar Bushatët, Gjonët, Klosët, Minxhozët, Baret, Lakrorët dhe një ushtri e tërë mëkatarësh të rreshtuar nën komandën e Gramoz Ruçit, ish-Ministri i sigurimit kriminal komunist. Pasi provoi të formonte një parti imagjinare, në zgjedhjet e 28 Qershorit mbeti me gishtin në gojë. Përpjekjet për t’u paraqitur si “i djathtë” nuk e ndihmuan “avokatin”. Dënimi e tij si i burgosur i diktaturës komuniste dhe largimi nga jeta përrallore si “çun blloku”, nuk erdhi si rezultat i luftës së “avokatit” për demokraci - siç përpiqet të paraqitet ai - por ishte rezultat i paranojës së diktatorit, meqë u prish në pazar me një pjesë të elites së vet staliniste. Avokatit, si dhjetëra të tjerë “çuna blloku” u ka mbetur ora atje dhe asnjëherë nuk akuzojnë regjimin komunist për diktaturën e egër dhe mizore kundër popullit, por justifikojnë faktin se “u bënë disa gabime”. Shokët e “vjetër të idealit”, dyshja e famshme Rama&avokati u bashkuan përsëri. Tani jo për të formuar Partinë Kristian-Islamike si në vitin 1992, por në një mision tjetër, për të shkatërruar vizionin e Shqipërisë europiane. Tani “avokati” që ka në dispozicion gjithë median e Edvinit, me megallomaninë prej demagogu po na e quan Partinë Demokratike një parti “staliniste”, akuzë që deri më sot nuk kanë mundur të formulojnë as enveristët më të tërbuar. Ai shkon aq larg sa përpiqet të marrë në mbrojtje strehën e tij vorfnore Partinë Socialiste ish-komuniste se në vitin 1997 “ajo paska mbrojtur votat e demokratëve”. Ky “avokat”, nëse nuk i ka marrë koka erë, duhet të kujtojë se në zgjedhjet Parlamentare të 1997-s, kur ai ishte Ministër i Drejtësisë në qeverinë e stabilitetit, falangat e ish-Sigurimit komunist, në 30 zona elektorale nuk lejuan - nën kërcënimin e armëve - që kandidatët e PD të kishin mundësinë të bënin fushatë elektorale. Në më tepër se gjysmën e Shqipërisë, gazeta “Rilindja Demokratike” nuk mund të shpërndahej. Nga ana tjetër, ky teoricien e analeve të marksizëm leninizmit,na ka çpikur teorinë se “në rast se PS do të qëndrojë në bojkotin e saj, duke mos marrë pjesë në Parlament, qeveria do të bjerë”. Sipas logjikës së këtij sharlatani, të gjitha opozitat që dalin nga zgjedhjet demokratike nëse e bojkotojnë Parlamentin, atëhere qeveritë bien dhe kurrë nuk do të kemi stabilitet. Populli, por edhe socialistët që aspirojnë për një parti socialiste europiane, nuk mundet të pranojnë egoizmin e sëmurë të Edvin Ramës dhe të patericave të tij enveriste, që ëndërron pasi provoi karrikën e Ministrit, atë të Kryetarit të Bashkisë, të Kryetarit të PS, e tani ëndërron edhe karrikën e Kryeministrit. Sigurisht që bojkoti i opozitës në Parlament është një dukuri negative për një vend demokratik si Shqipëria. Kjo gjendje ka shumë mundësi të japë efekte negative në vlerësimet e institucioneve ndërkombëtare në proçeset e pritshme, sidomos në heqjen e vizave. Shqiptarët nuk mundet që të pranojnë edhe më tej një poshtërsi të tillë, një tradhti të interesave kombëtare, veç për pazaret e Edi Ramës. Preteksti absurd për hapjen e kutive të votimit, si kusht për hyrjen e opozitës në Parlament është një sajesë, sa për të kaluar lumin, për t’u zgjedhur me çdo kusht Edvini si Kryetar i PS. Arroganca e shfrenuar, duke injoruar thirrjet e ndërkombëtarëve që opozita të kthehet në Parlament, do t’i kushtojë shumë, në radhë të pare PS, e cila nën drejtimin e këtij skizokryetari po tkurret gjithnjë e më tepër. Fakti se grupi parlamentar i PS është i përçarë tregon se kjo parti nën diktatin e Ramës po kalon ditët më të vështira të ekzistencës së vet. Nuk është aspak për t’u çuditur se korit të këtij skizokryetari pa hezitim iu bashkuan njerëzit e “humbur” në politikën shqiptare, njerëz që mendimet e tyre “i hedhin në treg”, a thua se janë arka domatesh. Shkurt njerëz që bredhin nga një parti në tjetrën, që formojnë parti imagjinare - që në fakt nuk ekzistojnë - por që gjejnë terren të llapin e të shpifin sa të munden në disa TV të Edi Ramës. Vlerësimet e faktorit ndërkombëtarë që monitoruan zgjedhjet në Shqipëri si zgjedhjet e standardeve demokratike, e kanë tërbuar më tej Edi Ramën në skizofreninë e tij. Në emër të “mbrojtjes së votes së lire”, atë tani nuk e dëgjon askush. Në të vertetë tollovia që kërkon Edi Rama me hapjen e kutive të votimit, është një manovër e ndyrë kundër funksionimit të demokracisë në vend. Se pari, ai duhet t’u përgjigjet akuzave për shpërndarjen e 3 milionë eurove në Fier për blerjen e votave të shqiptarëve. Kjo gjendje ku mafia e miliarderëve - e grumbulluar rreth PS dhe Edi Ramës - ka shpërndarë influencë në të gjithë Shqipërinë, duhet hetuar dhe ndëshkuar. Auzat e Ramës gjoja për vjedhjen e votave janjë akuzë e rëndë për mijëra e mijëra komisionerë, mijëra e mijëra vëzhgues e numërues, militantë të PS në të katër anët e Shqipërisë, të cilët morën pjesë në zgjedhjet e 28 Qeshorit. Sigurisht në këtë pikpamje edhe zgjedhja e pritshme e Edi Ramës në krye të kësaj partie me 26 shtator mbetet një kthim tjetër prapa i PS, në të kaluarën e vet enveriste.