E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha përshëndet vendimin e KE-së për t'i përcjellë Këshillit të Ministrave MSA-në me Shqipërinë

Kryeministri Berisha përshëndeti, të mërkurën, vendimin e Komisionit Evropian për t'i përcjellë Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Shqipërisë, e cila u nënshkrua, pak javë më parë në Tiranë, midis Komisionit dhe qeverisë shqiptare. Duke vlerësuar përkimin e këtij vendimi me 22 marsin, që, siç theksoi z. Berisha, shënon ditën e fitores së demokracisë, kryeministri tha se vendimi i Komisionit Europian, me të cilën i përcollën Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Shqipërinë Këshillit të Ministrave të BE-së për ta firmosur këtë pranverë, është një koencindencë shumë e bukur dhe kjo përbën një obligim edhe më të madh për Shqipërinë në rrugën e reformave.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›