Kryeministri Sali Berisha u uron besimtarëve bektashinj Sulltan Novruzin
Kryeministri Sali Berisha vizitoi të mërkurën paradite Kryegjyshatën Botërore Bektashiane në Tiranë, ku u takua me Kryegjyshin Baba Dede Reshat Bardhi, me rastin e festës së Sulltan Novruzit.
Pasi u ka uruar gëzuar Sulltan Novruzin të gjithë bektashinjve dhe besimtarëve shqiptarë, kryeministri e vlerësoi këtë festë si një ditë shprese, besimi, vëllazërimi për shqiptarët. Kryeministri Berisha vlerësoi rolin e Kryegjyshit dhe Kryegjyshatës, si një qendër shpirtërore e mbarë njerëzimit për bektashizmin dhe i siguroi se do të kenë mbështetjen e qeverisë në të gjitha përpjekjet për të luajtur këtë rol.