E Diel, 1 Nëntor 2026

Z.Berisha: Ky 22 mars i gjen shqiptarët të ndarë nga sistemi i korrupsionit

Kryeministri Sali Berisha u ka uruar të mërkurën shqiptarëve 22 marsin, si dita e fitores së demokracisë dhe shembjes së sistemit totalitar.

I pyetur nga gazetarët, Kryeministri u shpreh se shqiptarët më 3 korrik votuan sërish për 22 marsin, për demokracinë, lirinë dhe vlerat e saj. "Më 22 mars '92, shqiptarët shembën një sistem totalitar me votën e tyre. Ky 22 mars i gjen ata të ndarë nga sistemi i korrupsionit", deklaroi z.Berisha Kryeministri ka uruar të gjithë ata, të cilët sot janë me mision për të çuar përpara veprën e nisur në '92.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›