Kryeministri Berisha pret Komandantin e Komandës Qendrore Gjen. John Abizaid dhe Komandantin e Forcave Multi-Nacionale në Iraq, Gjen. George Casey.
Kryeministri Sali Berisha priti të hënën pasdite Komandantin e Komandës Qendrore Gjen.Joh Abizaid dhe Komandantin e Forcave Multi-Nacionale në Irak, Gjen. George Casey, te cilet jane ne Tirane per te marre pjese ne Konferencen e Koalicionit të Operacionit për Lirinë e Irakut.
Z.Berisha shprehu kënaqësinë për pritjen e dy gjeneralëve amerikanë në zyrën e tij si dhe shfrytëzoi rastin për t'u shprehur atyre mirënjohjen ndaj qeverisë dhe kombit amerikan për të gjithë mbështetjen e madhe që i kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Kryeministri shqiptar i siguroi ata gjithashtu se qeveria shqiptare mbështet plotësisht dhe me bindje qëndrimin e SHBA-ve për Irakun dhe Afganistanin dhe është krenare për pjesëmarrjen e trupave tona në Koalicionin e Vullnetit.
Ai u shpreh gjithashtu se qeveria shqiptare do të mbështesë plotësisht luftën dhe përpjekjet e SHBA-ve kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe është shumë e kënaqur me bashkëpunimin e gjerë që është vendosur me përpjekjet e Koalicionit.