E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Sali Berisha zhvillon homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit

Kryeministri Sali Berisha zhvilloi të hënën homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, ku vendosi një kurorë me lule në Monumentin "Nënë Shqipëri", në shenje nderimi dhe respekti për vepren e tyre. Z.Berisha u uroi shqiptarëve këtë ditë të madhe të historisë kombëtare, ku, nënvizoi ai, festojmë për të rënët e të gjitha kohërave.

Duke folur përpara shtypit, z.Berisha u shpreh se "Për 29 nëntorin, në është fakt apo fiction, u takon historianëve t'u thonë të vërtetën shqiptarëve. Nuk i takon politikanë të përcaktojnë të vërtetat historike, u përket atyre të nderojnë dhe respektojnë të vërtetat historike. Në këtë kontekst asgjë përveç ceremonialit nuk është ndryshuar. Kushdo të festojë si të dëshirojë. Ne do të jemi të sigurtë që shqiptarët duhet të festojnë të vërtetën e tyre të madhe, sepse është çlirimi i vendit, përbën një të vërtetë të madhe në historinë kombëtare dhe atë duhet ta përcaktojnë jashtë pasioneve ideologjike, jashtë pasioneve partiake historianët shqiptarë".
Më pas z.Berisha bëri homazhe dhe vendosi një kurorë me lule në Memorialin kushtuar Azem Hajdarit, shoqeruar nga kryetarja e Kuvendit zonja Jozefina Topalli, Ministri i Brendshem z.Sokol Olldashi dhe kryetari i grupit parlamentit te PD-se z.Bamir Topi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›