E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takohet me përfaqësuesin e NATO-s në Shqipëri, Gjen.brig. Vito Di Ventura.

Kryeministri Sali Berisha priti sot përfaqësuesin e NATO-s në Tiranë, Gjen. brig. Vito Di Ventura. Në këtë takim, z. Berisha e falënderoi z. Ventura për mbështetjen e dhënë nga misioni i NATO-s në Shqipëri, si dhe i shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare për të përmbushur të gjitha reformat që sjellin integrimin e plotë të vendit në Aleancën e Atlantikut.

Ndërsa Gjen.brig. Di Ventura konfirmoi vullnetin e misionit të tij për të forcuar ndihmën e NATO-s edhe më tej, tashmë jo vetëm në aspektin ushtarak, por edhe në atë politik dhe ekonomik, për të kontribuar më shumë në përmbushjen e reformave të gjithanshme integruese në vend. Të dy palët vlerësuan bashkëpunimin shumë të mirë mes misionit të NATO-s në Shqipëri dhe strukturave ushtarake shqiptare, përmes shkëmbimit të përvojave, stërvitjeve të ndryshme, trajnimeve, etj.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›