Kryeministri Berisha pret Komandantin e Shtabit të NATO-s në Shqipëri, Gjeneral Di Ventura
Kryeministri Sali Berisha priti, të premten, Komandantin e Shtabit të NATO-s në Shqipëri, Gjeneral Vito Di Ventura. Kryeministri e falënderoi gjeneralin Di Ventura për punën, dedikimin dhe kontributin që ai ka dhënë në procesin e reformës në Forcat e Armatosura shqiptare dhe përgatitjes së tyre për të plotësuar kriteret e ushtrive moderne të NATO-s. Kryeministri u shpreh se integrimi në NATO dhe integrimi europian mbeten "ylli polar" i punës së qeverisë.
Nga ana e tij, Gjenerali Di Ventura vlerësoi punën e madhe që është bërë dhe arritjet konkrete përsa i përket reformës në Forcat e Armatosura, por edhe përmbushjes së kritereve të tjera, si ato ekonomike dhe institucionale, në kuadër të Planit Kombëtar të Aksionit (MAP) për anëtarësim në NATO. Gjenerali Di Ventura i shprehu Kryeministri sigurinë se dera e NATO-s për Shqipërinë mbetet e hapur.