E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret Kryetaren e Grupit Todini Finanziaria, zonjën Luisa Todini.

Kryeministri Berisha priti në një takim Kryetaren e Grupit Todini Finanziaria dhe njëkohësisht zv/Presidente e Federatës Europiane të Ndërtimit, zonjën Luisa Todini.

Zonja Todini e informoi Kryeministrin Berisha për vendimin e grupit Todini për të nisur ndërtimin e rrugës Levan-Tepelenë dhe kërkoi që të përshpejtohet procesi i shpronësimit.

Gjithashtu zonja Todini shprehu interesin e grupit që kryeson për të bashkëpunuar me Albacem në ndërtimin e një fabrike për prodhimin e çimentos.

Grupi financiar Todini po përgatit edhe një projekt për ndërtimin e autostradës konçensionare, Tiranë-Durrës-Elbasan si dhe është i interesuar për të investuar në porte.

Zonja Todini në cilësinë e zv/presidentes së Federatës Europiane të Ndërtimit deklaroi edhe mbështetjen e saj për anëtarësimin e Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërrisë në këtë federatë.

Kryeministri Berisha falenderoi Grupin Todini Finanziaria për shtrirjen  e investimeve edhe në Shqipëri dhe u garantoi mbështetjen e qeverisë shqiptare për realizimin e projekteve të prezantuara.    

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›