E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha pret ambasadoren e Malajzisë, zonjën Dato’Lili Zacharian, me rastin e përfundimit të detyrës

Kryeministri Berisha priti sot ambasadoren e Malajzisë, rezidente në Romë, zonjën Dato’Lili Zacharian, me rastin e përfundimit të detyrës.

Në takim, bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për nivelin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Kryeministri Berisha falënderoi ambasadoren Dato’Lili Zacharian për kontributin e dhënë gjatë detyrës së saj në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Kryeministri Berisha e njohu ambasadoren me reformat e ndërmarra dhe arritjet gjatë dy viteve të fundit, duke u ndalur në mënyrë të veçantë në reformën për dixhitalizimin e procedurave administrative dhe ligjin për partneritetin publik privat. Kryeministri theksoi se Shqipëria ofron shumë potenciale për t’u shfrytëzuar dhe shprehu shpresën që kompanitë malajziane do të investojnë në Shqipëri në fusha të ndryshme.

Lidhur me çështjen e Kosovës, ata ndanë të njëjtin mendim se kjo çështje nuk duhet të shtyhet më dhe zgjidhja më e mirë është plani “Ahtisaari”.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›