E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha pret ambasadoren e SHBA në NATO, znj. Viktoria Nuland

Kryeministri Sali Berisha priti, të hënën, një delegacion të kryesuar nga ambasadorja e SHBA në NATO, znj. Viktoria Nuland.
Kryeministri Berisha, pasi falënderoi ambasadoren Nuland për përkrahjen e madhe të SHBA për Shqipërinë, gjatë gjithë këtyre viteve, e informoi atë për angazhimet dhe arritjet e qeverisë në këto 6 muajt e parë të qeverisjes përsa i përket luftës kundër krimit të organizuar, trafiqeve të të gjitha llojeve, eliminimit të abuzimeve në administratë, rritjes së të ardhurave në buxhetin e shtetit, masat kundër informalitetit dhe extra-legalitetit, si dhe reformës në fushën e mbrojtjes. Më tej, Kryeministri e informoi znj. Nuland për plan-aksionin e saj për të përmbushur të gjitha kërkesat që kërkon procesi i anëtarësimit në NATO. Kryeministri u ndal në veçanti në fenomenin e "state capture", si dhe lidhjes së tij me krimin organizuar, si një nga vështirësitë kryesore në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Megjithatë - tha kryeministri – "ne jemi të vendosur që ligji të mbizotërojë".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›