E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha pret ish Sekretarin amerikan përÇështjet e Sigurisë, Guvernatorin Tom Ridge

Kryeministri Sali Berisha pati, të dielën, një takim me ish Sekretarin amerikan përÇështjet e Sigurisë, Guvernatorin Tom Ridge. Pasi i uroi mirëseardhjen dhe e falenderoi për ndihmën që Shtetet e Bashkuara i kanë afruar Shqipërisë në përpjekjet e saj për konsolidimin e demokracisë, krijimin e shtetit ligjor dhe zhvillimin e ekonomisë së tregut, Kryeministri e informoi Guvernatorin Ridge për angazhimet e qeverisë, si dhe arritjet e saj në 6 muajt e parë të qeverisë. Ndër arritjet e qeverisë, kryeministri përmendi:

• rezultatet e qeverisë në luftën kundër krimit të organizuar, si shkatërrimin e disa organizatave kriminale, arrestimin e krerëve të tyre, si dhe sjelljen e tyre përpara drejtësisë;
• reduktimin e trafiqeve të qenieve njerëzore, arrestimin dhe sjelljen para drejtësisë të 20 grupeve kriminale të përfshira në trafiqe të paligjshme;
• në bashkëpunim me vendet e tjera të rajonit, rezultatet e dukshme në luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike;
• bashkëpunimin e shkëlqyer me agjencitë informative ndërkombëtare si dhe intensifikimin e angazhimit të Shqipërisë në koalicionin ndërkombëtar kundër terrorrizmit;
• rezultate në luftën kundër korrupsionit, në veçanti në tatime dhe dogana, që pasqyrohet edhe në dyfishimin e të ardhurave në krahasim me një vit më parë;
• ndërtimin e qeverisë jashtë konfliktit të interesit, zvogëlimin e administratës publike dhe rritjes së eficencës së saj; eleminimin e shpenzimeve abuzive në administratë; si dhe rritjen e investimeve publike;
• përmirësimin e klimës për biznesin me masat fiskale dhe administrative; uljen e informalitetit dhe masat për liberalizimin e ekonomisë.

Kryeministri i tha Guvernatorit Ridge se objekti jonë parësor mbetet kthimi i Shqipërisë në vendin më atraktiv për investimet e huaja dhe yll polar i politikës sonë të jashtme integrimi në NATO dhe BE. Në këtë kuadër, kryeministri theksoi arritjet për ristrukturimin e Forcave të Armatosura, si dhe mbylljen e negociatave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me BE-në.

Guvernatori Ridge e falenderoi Kryeministrin për pritjen e ngrohtë dhe i shprehu përkrahjen e plotë të qeverisë amerikane në përpjekjet e Shqipërisë për rivendosjen e shtetit ligjor, demokratizimin e vendit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Z. Ridge u shpreh se kish lexuar me vëmendje fjalimin e Kryeministrit dhe kish mbetur shumë i impresionuar nga arritjet e 100 ditëve të para të qeverisjes. Duke përgëzuar për këto arritje, z. Ridge shprehu inkurajimin për të thelluar më tej reformat për konsolidimin e shtetit ligjor, si dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. "Progresi juaj në këto muaj të para është i adminirueshëm, i tha z. Ridge Kryeministrit, është koha që qytetarët të kuptojnë se gjërat po ndryshojnë dhe se shteti ligjor do të triumfojë".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›