Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Zvicrës në Tiranë, zotin Erich Pircher, me rastin e përfundimit të misionit të tij në Shqipëri
Kryeministri Berisha priti sot ambasadorin e Zvicrës në Tiranë, zotin Erich Pircher, me rastin e përfundimit të misionit të tij në Shqipëri.
Në takim, ambasadori Pircher shprehu kënaqësinë për nivelin e marrëdhënieve në mes dy vendeve dhe i shprehu Kryeministrit falënderimet e tij për mbështetjen dhe përkrahjen që qeveria shqiptare i kanë dhënë gjatë misionit të tij si ambasador.
Kryeministri Berisha vlerësoi ambasadorin Pircher për kontributin e dhëne gjatë misionit tij si ambasador në Republikën e Shqipërisë, në intensifikimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit në mes dy vendeve.