Kryeministri Berisha pret përfaqësues të Grupit ETC International
Interesi i këtij grupi për investime në Shqipëri ka nisur prej më se një viti dhe është shoqëruar me vizita të shpeshta në vendin tonë, prej të cilave ata kanë realizuar fizibilitete dhe kanë konkluduar tashmë për ndërtimin e një Qendre Tregtare e Financiare, përgjatë autostradës Tiranë – Durrës. Investimi i tyre përfshin edhe aktivizimin e një treni të shpejtë privat, nga Tirana në Durrës i cili do të ketë edhe një stacion në këtë qendër tregtare. Në një periudhë të dytë, ky grup ka projektuar ngritjen në Tiranë të një qendre të madhe financiare tregtare dhe një stadium.
Kryeministri Berisha i garantoi ata se projekti i tyre gjen mbështetjen totale të qeverisë së tij dhe do të asistohet nga instancat përkatëse, në përputhje me ligjet në fuqi.