Kryeministri Berisha shpreh ngushëllimet familjes së zotit Haxhi Gutaj, për humbjen e bashkëshortes dhe 3 fëmijëve
Në këtë telegram, Kryeministri Berisha shkruan:
“Humbja tragjike e jetës së bashkëshortes dhe fëmijëve të tu, më ka prekur dhe pikëlluar thellësisht mua dhe çdo shqiptar.
Duke ju shprehur ngushëllimet më të thella, të miat dhe të qeverisë shqiptare, bashkohem me lutjen që shpirti i fëmijëve dhe bashkëshortes tuaj të dashur të gjejë paqen e përjetshme, ndërsa ju, të afërmit dhe miqtë tuaj, forcën për të përballuar këtë humbje tmerrësisht të rëndë dhe të pa kompesueshme.
Me respekt
Sali Berisha”