E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vatech Hydro dhe Pöyren Energy, prezantojnë tek kryeministri Berisha projektin për hidorcentalin e Bushatit

Kryeministri Berisha, ka pritur sot pasdite në zyrën e tij përfaqësues të kompanive të mëdha Vatech Hydro dhe Pöyren Energy. Në takim, drejtuesit e dy kompanive i shprehën Kryeministrit shqiptar interesin e tyre për një investim në hidrocentralin e Bushatit, me kapacitet prej 30 megavat dhe me vlerë prej 44 milionë euro. Koha e ndërtimit mendohet të zgjasë jo më shumë se 18 muaj. Përfaqësuesit kanë bërë me dije Kryeministrin Berisha se ky projekt konsiston në përdorimin e një teknologjie që siguron një novacion nga konceptet tradicionale të ndërtimit të hidrocentraleve.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›