E Diel, 1 Nëntor 2026

l;s, ku filloi procesi i kalimit të të dhënave të shtetasve në regjistrin elektronik. Kryeministri vlerësoi se projekti i regjistrit elektronik të shtetasve përbën një transformim rrë

Kryeministri Berisha vizitoi sot zyrat e gjendjes civile në njësinë bashkiake nr. 8 dhe nr. 9 në qytetin e Tiranës, ku filloi procesi i kalimit të të dhënave të shtetasve në regjistrin elektronik. 
Kryeministri vlerësoi se projekti i regjistrit elektronik të shtetasve përbën një transformim rrënjësor në përmirësimin e të gjitha shërbimeve ndaj qytetarëve.  

“Ky projekt përbën një transformim rrënjësor  në përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve dhe të gjitha shërbimeve të tjera të mëdha”, u shpreh Kryeministri Berisha.

Kryeministri e cilësoi këtë si një nga projektet më të rëndësishme në historinë e shtetit që i jep përgjigjen më moderne çështjes së dokumentit themelor të vendit. 

Kryeministri theksoi se procesi i regjistrit elektronik , i cili ka filluar në Tiranë, Paskuqan dhe Vorë dhe përfshin 700 mijë qytetarë,  përbën një ndihmë të madhe për procesin e pajisjes së shtetasve me kartat e identitetit dhe pasaportat digjitale.
 
“Më datën 12 nëntor është blerë hapësira për njoftim në Financial Times për hapjen e tenderit për prodhimin e kartave të identitetit dhe pasaportave digjitale”, u shpreh Kryeministri duke shtuar se tenderi për kartat do të mbyllet në muajin janar.

Më tej Kryeministri vlerësoi se procesi i digjitalizimit të regjistrit të gjendjes civile dhe dokumenteve të identifikimit është një proces jashtëzakonisht i rëndësishëm për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Gjithashtu Kryeministri nënvizoi se ky është një proces përcaktues edhe për transparencën e listave të zgjedhësve, të cilat kanë dëmtuar imazhin e zgjedhjeve në Shqipëri.
 
“Me këtë Shqipëria bën një hap jashtëzakonisht të rëndësishëm në drejtim të transparencës së plotë të procesit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, u shpreh Kryeministri Berisha.

Gjithashtu Kryeministri theksoi se projekti i regjistrit elektronik të shtetasve, kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike, do t`u mundësojnë emigrantëve shqiptarë të votojnë nga vendet ku jetojnë.  
 
Duke u ndalur në afatet e përfundimit të këtij procesi, Kryeministri theksoi se projekti i regjistrit elektronik do të përfundojë në fund të muajit korrik të vitit 2008, ndërsa kartat e identitetit do të fillojnë të prodhohen nga mesi i vitit 2008.  

“Zgjedhjet e ardhshme shqiptarët do t`i kenë me karta identiteti të standardeve më moderne , dhe listat e zgjedhësve do të dalin nga regjistri elektronik”, tha Kryeministri.

Kryeministri Berisha theksoi se fotografimi ajror i realizuar para disa muajsh nga ALUZINI përbën një ndihmë të madhe për drejtuesit e qeverisjes vendore për eliminimin e emrave që përmbajë në adresën e tyre kodin 999.  

Kryeministri nënvizoi se krahas shtrirjes së internetit në shkolla, digjitalizimit të regjistrimit të biznesit dhe prokurimeve publike dhe penaliteteve, Shqipëria po shkon drejt moshës digjitale me vendosmëri dhe saktësi të madhe.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›