E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takohet Kryeministrin eÇekisë Paroubek

Kryeministri Sali Berisha është pritur, të hënën paradite, nga Kryeministri iÇekisë, Jiri Paroubeck. Kryeministri çek i ka uruar mirëseardhjen Kryeministrit Berisha, duke shprehur kënaqësinë e tij për këtë vizitë. Ai ka deklaruar seÇekia është pro zgjerimit të Bashkimit Europian dhe se Ballkani është një prioritet i rëndësishëm ne këtë drejtim. Z. Paroubek ka deklaruar gjithashtu se ai ka kontaktuar për këtë arsye me të gjithë kryeministrat e rajonit.

Kryeministri çek ka vlerësuar se marrëdhëniet politike dhe ekonomike mes Shqipërisë dheÇekisë janë shumë të mira dhe ato duhet të zgjerohen dhe thellohen edhe më tej. Ai e ka siguruar Kryeministrin Berisha për mbështetjen eÇekisë në proçeset integruese të Shqipërisë, duke shprehur edhe gadishmërinë për të ndihmuar me ekspertë të integrimit, meqënëseÇekia e ka kaluar tashmë këtë përvojë.

Nga ana e tij, Kryeministri Berisha ka theksuar se qeveria shqiptare dëshiron të ketë marrëdhënie të shkëlqyera, të gjithanshme, meÇekinë, ndërsa ka nënvizuar se Shqipëria e çmon mbështetjen çeke për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe në NATO.

Gjithashtu, Kryeministri Berisha shprehu vlerësimin për praninë çeke në Kosovë, gjë që përbën një kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon. Në lidhje me çështjen e Kosovës, Z.Berisha tha se qeveria shqiptare mbështet misionin e kryenegociatorit Marti Ahtisari, si dhe qëndrimin e Bashkimit Europian, për moskthim në gjendjen e mëparshme, respektimin e kufijve aktuale ndërkombëtarë dhe mosbashkimin e Kosovës me vende të tjera. Po ashtu, Kryeministri Berisha u shpreh se respektimi i lirive dhe të drejtave të serbëve dhe pakicave të tjera në Kosovë, paraqet një rëndësi të jashtëzakonshme, ashtu sikurse edhe procesi i decentralizimit, dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit dhe kthimi i të zhvendosurve në Kosovë. Kryeministri Berisha theksoi se respektimi i vullnetit të qytetarëve të Kosovës për pavarësi, është një kusht vendimtar për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›