E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takohet me Presidentin çek ,Vaclav Klaus

Kryeministri Sali Berisha, në vijim të vizitës së tij nëÇeki, është pritur të hënën në një takim të veçantë nga Presidenti çek, Vaclav Klaus. Z. Klaus vlerësoi rotacionin paqësor politik në Shqipëri dhe nënvizoi rëndësinë e vizitës së kryeministrit për forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dheÇekisë. Ai i konsideroi marrëdhëniet politike mes dy vendeve si të shkëlqyera, duke theksuar se edhe marrëdhëniet ekonomike dypalëshe duhet të jenë të tilla. Përsa i përket çështjes së integrimit z. Klaus u shpreh seÇekia është një nga anëtarët e rinj të Bashkimit Europian dhe si e tillë mbështet idenë e zgjerimit të saj. Në këtë kontekst, ai e siguroi kryeministrin Berisha për mbështetjen eÇekisë në proceset integruese.

Kryeministri Berisha e falënderoi presidentin çek për pritjen e ngrohtë dhe për mbështetjen e dhënë gjatë gjithë këtyre viteve për Shqipërinë. Ai e informoi z. Klaus, për refomat, angazhimet dhe rezultatet e qeverisë shqiptare, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në këto fusha, theksoi kryeministri, është i nevojshëm edhe forcimi i bashkëpunimit në të ardhmen meÇekinë. Po ashtu, kryeministri Berisha u shpreh se një nga objektivat kryesorë të vendit është të shndërrohet në një vend atraktiv për investimet e huaja dhe në të njëjtën kohë kërkoi mbështetjen e z. Klaus për të inkurajuar biznesin çek të investojë në Shqipëri.

Duke u ndalur në zhvillimet në rajon, Kryeministri Berisha theksoi se Shqipëria ka krijuar marrëdhënie të shkëlqyera me vendet e rajonit. Lidhur me çështjen e Kosovës, Z.Berisha tha se qeveria shqiptare mbështet respektimin e kufijve aktuale ndërkombëtarë dhe mosbashkimin e Kosovës me vende të tjera. Po ashtu, Kryeministri Berisha u shpreh se respektimi i lirive dhe të drejtave të serbëve dhe pakicave të tjera në Kosovë, procesi i decentralizimit, dialogu Prishtinë-Beograd dhe kthimi i të zhvendosurve, kanë një një rëndësi të jashtëzakonshme. Kryeministri Berisha theksoi se respektimi i vullnetit të qytetarëve të Kosovës për pavarësi, është një kusht vendimtar për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›