Kryeministri Sali Berisha uron kryeministrin grek Kostas Karamanlis me rastin e Festës Kombëtare të Greqisë
Kryeministri shqiptar Sali Berisha i ka dërguar të premten kryeministrit të Greqisë Kostas Karamanlis një mesazh urimi me rastin e Festës Kombëtare të Greqise. Në këtë mesazh ndër të tjera kryeministri shprehet:
"Në emër të qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe në emrin tim personal kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë t'Ju përcjell urimet më të ngrohta dhe miqësore me rastin e Festës Kombëtare të Republikës së Greqisë.
Dëshiroj të përfitoj nga ky rast i lumtur për t'I uruar Qeverisë Tuaj, popullit fqinj dhe mik grek suksese dhe përparime të mëtejshme në udhën e begatisë dhe zhvillimit.
Shpreh bindjen time më të thellë se marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Greqisë do të njohin në të ardhmen zhvillime të mëtejshme në interes të vendeve dhe popujve tanë, të paqes dhe stabilitetit në rajon."