Kryeministri Berisha takohet me Kryetarin e Komisionit të Punëve të Jashtme të Senatit Francez, ish-Kryeministrin e Francës, Z. Eduard Balladour
Kryeministri Sali Berisha zhvilloi gjithashtu një takim me Kryetarin e Komisionit të Punëve të Jashtme të Senatit Francez, ish-Kryeministrin e Francës, Zotin Eduard Balladour.
Biseda e tyre u përqëndrua kryesisht në përpjekjet e Shqipërisë për integrim në NATO dhe BE, situatën në rajon dhe çështjën e Kosovës.
Zoti Balladour e siguroi Kryeministrin Berisha për mbështetjen e Francës në përpjekjet për anëtarësim në NATO dhe integrim të mëtejshëm në BE, pas nënshkrimit së shpejti të Marrëveshjes së Stabilizm Asocimit.