E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha zhvillon takim takohet me Klubin të Politikës Ndërkombëtare në Paris

Kryeministri Berisha ishte i ftuar i nderit i Klubit të Politikës Ndërkombëtare në Paris, klubi më prestigjioz politik francez i cili fton herë pas herë personalitete të larta të politikës dhe ekonomisë botërore. Me rastin e vizitës së tij, klubi organizoi një takim të vecantë të Kryeministrit Berisha me sipërmarrës e investitorë të mëdhenj francezë dhe përfaqësues të medias franceze. Takimi u moderua nga profesori i shquar francez Patrick Wajsman.

Duke u shprehur për rëndësinë e jashtëzakonshme të investimeve të huaja për zhvillimin ekonomik të vendit, Kryeministri Berisha theksoi angazhimin e tij personal për të mbështetur këto investime.

Pjesëmarrësit në takim shprehën interesim të veçantë për zhvillimet në Shqipëri dhe reformat e ndërmarra nga qeveria, vecanërisht për masat e fundit në drejtim të përmirësimit të klimës së biznesit, uljes së taksave e reformës fiskale, si dhe reformës së pronësisë. Në takim u theksua se arritjet e qeverisë në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe në përgjithësi në rivendosjen e ligjit, janë një inkurajim i madh për të investuar në Shqipëri.

Takimi u përcoll me interes nga media franceze. Në fund të takimit, Kryeministri Berisha u intervistua nga kanali televiziv LCI, e përditshmja e shkruar Le Figaro, Radio France Internationale, etj.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›