E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takon Zëvendëspresidentin e Senatit çek Smutny

Kryeministri Sali Berisha zhvilloi të hënën një vizitë kortezie në Senatin eÇekisë, ku u prit nga Peter Smutny, Zëvendëspresident i Senatit. Në takim u shkëmbyen mesazhe bashkëpunimi, si dhe u shpreh gatishmëria për intensifikimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi në të ardhmen në fusha me interes të përbashkët. Kryeministri Berisha dhe z.Smutny u ndalën dhe në procesin e integrimit europian të vendit, ku u vlerësuan hapat e deritanishëm të Shqipërisë në këtë drejtim.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›