E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha takohet në Romë me Zv/presidentin e Komisionit Europian, Franko Fratini

- Kryeministri takohet dhe me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të KE-së, Van der Linden

Kryeministri Sali Berisha dhe Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, të cilët ndodhen në Romë për të marrë pjesë në Samitin e Partive Popullore Europiane, u takuan sot, në Hotel "Hilton Kavalieri", me Zëvendëspresidentin e Komisionit Europian, Franko Fratini. Në këtë takim, Kryeministri Berisha dhe znj. Topalli, e njohën z. Fratini me përpjekjet e qeverisë në rrugën e reformave për rivendosjen e shtetit ligjor, në luftën me tolerancë "zero" kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe për reformat institucionale në vend.

Zv/presidenti i Komisionit Europian, z.Fratini përgëzoi qeverinë shqiptare për përpjekjet serioze dhe rezultatet konkrete në rivendosjen e shtetit ligjor dhe çmontimin e organizatave kriminale. Z. Fratini theksoi se për Komisionin Europian dhe për hapat e mëtejshëm të integrimit të Shqipërisë, është jetik suksesi i nismave të qeverisë në këto drejtime të përmendura dhe shkëputja përfundimtare e lidhjeve të krimit të organizuar me politikën dhe institucionet shtetërore. Progresi i Shqipërisë në drejtim të integrimit do të përcaktohet nga suksesi i reformave, theksoi z. Fratini.

Kryeministri Berisha dhe Kryetarja e Kuvendit znj.Topalli kanë patur një takim miqësor dhe me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, z. Van der Linden, gjatë të cilit biseduan për bashkëpunimin dypalësh mes Shqipërisë dhe Këshillit të Europës. Takimi u zhvillua në një frymë të plotë mirëkuptimi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›